Al-Thani, oferta e fundit për Mbappe

Futboll

Al-Thani, oferta e fundit për Mbappe

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 18:36
Al-Thani e Mbappe

Sulmuesi, sipas asaj që raportohet nga L'Equipe dhe gazeta të ndryshme franceze, mund të bindet të qëndrojë te PSG direkt nga Emiri i Katarit, Al-Thani.

Fjala e fundit për të ardhmen e Kylian Mbappe nuk është thënë ende. Kontrata e francezit po skadon dhe thashethemet flasin për kalimin e tij nga Paris Saint-Germain te Real Madrid.

Në Francë, megjithatë, bëjnë gjithçka për ta bindur atë dhe mes tentativave do të ketë edhe një darkë me Macron dhe Emirin e Katarit, Al-Thani.

Sipas asaj që raportohet nga L'Equipe dhe gazetat e ndryshme franceze, një darkë duhet të mbahet këtë mbrëmje në Elysee, selia e qeverisë transalpine, ku do të marrë pjesë presidenti i PSG Al-Khelaifi, si dhe ministri i Katarit, pa harruar kreun e shtetit, Macron dhe Al-Thani.

Ky i fundit ndodhet në një vizitë institucionale në Paris dhe do të qëndrojë deri të mërkurën.

Në darkë duhet të jetë i ftuar edhe Kylian Mbappe, si dhe lojtarë të tjerë të PSG-së. Sipas burimeve franceze, kjo pritje do të jetë shansi i fundit për emirin që të përpiqet të bindë sulmuesin që të qëndrojë te PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat