Sulmuesi kuqezi nuk ka mundur të shënojë në 12 ndeshjet e fundit

Futboll

Sulmuesi kuqezi nuk ka mundur të shënojë në 12 ndeshjet e fundit

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 18:53
Sokol Cikalleshi

Sulmuesi shqiptar i Konyasporit, Sokol Cikalleshi e ka harruar golin në Superligë. Sulmuesi 33-vjeçar nuk ka mundur të shënojë në 12 ndeshjet e fundit.

Për herë të fundit shënoi dy herë në ndeshjen e Kayserispor ku skuadra e tij fitoi 2-0 më 24 dhjetor 2023, nuk ka mundur të finalizojë në ndeshjet me İstanbulspor, Antalyaspor, Gaziantep FK, Basaksehir, Rizespor, Ankaragücü, Beşiktaş dhe Hatayspor në ligë.

Cikalleshi nuk festoi asnjë gol, pavarësisht se mori pak kohë në ndeshjen e xhiros së pestë të Kupës së Turqisë kundër Göztepe.

Futbollisti me eksperiencë nuk mundi të luante në ndeshjet me Fenerbahçe dhe Galatasaray pasi mbeti jashtë skuadrës pas ndeshjes me Kayserispor. Nuk u përfshi sërish në skuadër në fazën e 16-shes të Kupës së Turqisë kundër Sivasspor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat