FFM-ja “dorëzohet”, derbi Shkëndija-Vardari

Futboll

FFM-ja “dorëzohet”, derbi Shkëndija-Vardari

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 12:15
Ballistët

Derbi i javës së 21-të në Ligën e parë maqedonase, në mes të Shkëndijës dhe Vardarit nga Shkupi, megjithate, do të luhet ditën e diel (ora 14:00) në stadiumin e qytetit në Tetovë, e jo të shtunën siç u paralajmërua,

Ky ndryshim i ndeshjes derbi erdhi pas reagimit të tifozëve të Shkëndijës, “Ballistët”, deri te FFM-së që të ndryshojnë terminin e lojës, ashtu siç ishte e planifikuar për të dielën (më 3 mars).

Në fakt, ditë më parë Komisioni për Gara pranë FFM-së në bashkëpunim me bartësit e të drejtave televizive kishin vendosur që ndeshja Shkëndija dhe Vardarit të jepet “Live” në Arena Sport dhe RTMV, ditën e shtunë, por kjo nuk iu ka pëlqyer tifozëve të Shkëndijës, Ballistët.

Më vonë, zyra për marrëdhënie me publikun e KF Shkëndija ka publikuar njoftimin e ri se derbi me Vardarin do të luhet të dielën.

"KF Shkëndija është kënaqur të njoftojë se, pas kërkesës tonë dhe bashkëpunimit me Federatën e Futbollit të Maqedonisë, është arritur një marrëveshje për të kthyer orarin e ndeshjes sonë të rëndësishme me Vardarin në orarin paraprak, të dielën.

Ndeshja Shkëndija-Vardari, do të luhet në Tetovë në datën e saj origjinale, më 03.03.2024, me fillim në orën 14:00, siç ishte parashikuar fillimisht. Ky vendim i përmbushë dëshirat e tifozëve tanë, duke u siguruar që ata të kenë mundësinë e plotë për të marrë pjesë dhe për të mbështetur ekipin në këtë ndeshje të rëndësishme.

Ne falënderojmë Federatën Futbollit të Maqedonisë për bashkëpunimin dhe për marrëveshjen pozitive në këtë çështje.

Mbrojtja e interesave dhe gëzimi i mbështetjes së tifozëve tanë mbeten prioritet për ne, dhe jemi të lumtur që kemi arritur këtë marrëveshje për të siguruar një përvojë sa më të mirë për të gjithë ata që mbështesin KF Shkëndija", njofton Zyra e Komunikimit dhe e Marrëdhënieve me Publikun e Shkëndijes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat