Mungesa të shumta tek Egnatia

Futboll

Mungesa të shumta tek Egnatia

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 12:38
Egnatia

Mungesa të shumta tek Egnatia, Tetova me “dhimbje koke” kundër Dinamos!

Egnatias, përveç Gjatës dhe Leminës, që janë të dëmtuar, do t’i mungojnë edhe dy titullarë të tjerë fiks kundër Dinamos.

Bëhet fjalë për Albano Aleksin dhe Edison Ndrecën, të cilët mbushën numrin e katër kartonëve dhe humbasin në këtë mënyrë një duel ndaj një skuadre pretendente për katërshen.

Gjithsesi, është fakt se Edlir Tetova ka një skuadër mjaft të plotë dhe do të kërkojë zgjidhje të tjera për betejën e radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat