Presidenti i Atleticos: Na duhet fat ndaj Interit, kemi probleme me dëmtimet

Futboll

Presidenti i Atleticos: Na duhet fat ndaj Interit, kemi probleme me dëmtimet

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 16:18
Enrique Cerezo

Presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo, në një intervistë për shtypin spanjoll foli për mundësitë e rikuperimit të Antoine Griezmann për ndeshjen e kësaj së enjteje me Athletic Bilbaon në Kupën e Mbretit. Por edhe për duelin me Interin në Champions League.

“Nuk e di nëse Griezmann do të rikuperohet, pasi me të vërtet ishte një fatkeqësi ky dëmtim në kavilje.

Besoj se nëse ai e mendon mirë dhe vendos se duhet të luajë, atëherë do të luajë.

Por ky është futbolli”.

Presidenti i Los Colchoneros foli edhe për aventurën në Champions ku duhet të luajë ndeshjen e kthimit në Madrid pasi humbi 1-0 në San Siro kundër Interit.

“Championsi? Sigurisht jemi në udhëkryq, nuk e dimë nëse duhet të marrim majtas apo djathtas, por në fund gjithçka do të zgjidhet.

Të shohim nëse do të kemi fat, duke qenë se kemi qenë të pafat me dëmtimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat