Rabiot, mesazhe dashurie për Juventusin!

Futboll

Rabiot, mesazhe dashurie për Juventusin!

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 20:57
Rabiot

Intervistë e gjatë nga Adrien Rabiot në kanalet zyrtare të Juventusit, me mesfushorin që arriti në 200 paraqitje për Juventusin të dielën e kaluar, në ndeshjen kundër Frosinones ku megjithatë pësoi një demtim ne gishtin e parë të këmbës së djathtë, gjë që do ta detyrojë të qëndrojë jashte.

Këto janë fjalët e tij: “Viti i parë ishte i vështirë, nuk ishte e lehtë të përshtatesha me një ekip të ri dhe një vend të ri, por skuadra më priti shumë mirë dhe në fund fituam kampionatin. Për mua ishte e pabesueshme të fitoja në Itali.

Për mua, fitimi i një Scudetto me Juven ishte një nga gjërat më të mira që kam përjetuar, ne nuk mundëm të festonim me tifozët për shkak të Covid dhe shpresoj të fitojmë më shumë. 2020 ishte një periudhë paksa e errët. Goli i parë Me Juven ishte i çuditshem, në San Siro kundër Milanit, por pa tifozë. Nuk mund të festoja siç do të doja”.

Çfarë raporti keni me Allegrin?
“Ne kemi një marrëdhënie të mirë, ai tashmë më donte kur luaja te PSG, para se të arrija në Juve kur Sarri ishte në pankinë. Unë kisha folur tashmë me Allegrin një vit më parë, por më pas ai u largua. Marrëdhënia filloi atje, më pas u kthye dhe gjëja që më pëlqen më shumë te trajneri është se ai është vërtet një profesionist i madh. Ka pak trajnerë të tillë.”

Keni mbajtur edhe shiritin e kapitenit.
“Ky shirit është me të vërtetë i rëndësishëm për mua, do të thotë shumë.

E mbajta me Milanin në San Siro dhe u emocionova. Ky është një nga kujtimet më të mira të përvojës sime te Juve. Jam krenar, është një nder për mua. .Kam ardhur ne moshen 24 vjec kam 5 vjet qe jam ketu dhe eshte e rendesishme te me vleresojne dhe te jem nominuar si nje nga kapitenet gjithmone mundohem te jap maksimumin.

Jam falenderues dhe krenar per eksperiencen time te Juventus, arritja e 200 ndeshjeve është shumë bukur. Unë do të vazhdoj të jap më të mirën në fushë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat