S’ka qetësi për Dani Alvesin, i përlyhet statuja në Brazil

Futboll

S’ka qetësi për Dani Alvesin, i përlyhet statuja në Brazil

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 11:05
Pasi e mori dënimin, kanë nisur goditjet tjera për Alvesin.

Dani Alves konsiderohet si njëri prej mbrojtësve më të mirë në histori të futbollit.

Mirëpo, fundi i karrierës ka qenë mjaft i keq për ish-futbollistin brazilian.

Ai së fundmi e mori dënimin me burg prej katër vjetësh e gjysmë dhe gjobë prej 150 mijë eurosh në Spanjë pasi u shpall fajtor për përdhunimin e një gruaje në një diskotekë në fund të dhjetorit 2022 në Barcelonë.

E pasi e mori dënimin, kanë nisur goditjet tjera për Alvesin.

Barcelona së fundmi e hoqi atë nga historia e klubit duke mos e konsideruar më si legjendë të katalunasve.

Ndërsa, tash arriti një tjetër goditje për të: në atdheun e tij i është përlyer, respektivisht vandalizuar statuja, si shenjë revoltë për veprimin e turpshëm dhe të shëmtuar të tij.

Ish-përfaqësuesi brazilian dikur konsiderohej si legjendë, por tash të gjithë po turpërohen nga ai.

Në Juazeiro të Bahias, statuja e tij u ngjyros nga koka e poshtë, sipas mediumit “Esporte”, ndërsa në rrjetet sociale ka kërkesa që statuja e tij të hiqet krejt prej aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat