Skuadra shqiptare çon në këmbë Malin e Zi, mediumet kërkojnë reagimin e policisë dhe prokurorisë

Futboll

Skuadra shqiptare çon në këmbë Malin e Zi, mediumet kërkojnë reagimin e policisë dhe prokurorisë

Nga: K. Goca Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 13:54
Pamje nga ndeshja dhe monenti i shënimit të golit

Ballafaqimi mes Mlladostit dhe skuadrës shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, po çon shumë pluhur në Mal të Zi.

Skuadra shqiptare ka shënuar fitore të thellë me rezultat 3:0 ndaj Mlladostit dhe e ka marrë kryesimin në Kampionatin e Malit të Zi.

A është një frikë në Mal të Zi se skuadra shqiptare po shkon drejt titullit të parë në histori të këtij shtetit?

Çfarë faji ka skuadra shqiptare kur reagimi i mbrojtësit vendase është i dobët?

Mediat malazeze kërkojnë reagimin e Federatës së Futbollit në krye me Dejan Saviçeviqin, por edhe të prokurorisë dhe policisë.

“Para goditjes së Bojan Matiqit, ish-futbollistit të Partizanit, në minutën e fundit të pjesës së parë, mbrojtësi vendas Zvonko Cekliç praktikisht lëvizi dhe lejoi një goditje të lirë drejt portës”, shkruajnë mediat malazeze.

“Mënyra sesi ish lojtari  i Zetës dhe Buduçnostit ‘i shmangej’ një goditjeje, për të mos u goditur nga topi i drejtuar drejt rrjetës dhe atë në një transmetim direkt televiziv, që ishte gjithashtu interesante të shihje se si mbrojtja e Mlladosit humbi papritur përqendrimin dhe dëshirën në fund të pjesës së parë, kështu që futbollistët mysafirë kishin korridorin e hapur drejt portës, e më në fund Matiç shënoi, me ndihmën e Çekliqit, i cili u zëvendësua në pjesën e parë”, shkruan media malazeze “Vijesti” 

“Nuk është hera e parë që në terrenet tona luhen ndeshje “të dyshimta”, rregullsia e të cilave vihet në dyshim hapur.

Në lëvizje është Federata e Futbollit të Malit të Zi, e cila duhet të njoftojë së paku me një reagim, por edhe organet kompetente shtetërore - prokuroria dhe policia, të cilët në të kaluarën nuk kanë qenë shumë të interesuar të merren me futboll apo çështje jo futbollistike, apo edhe ndeshje që Bashkimi Evropian i Futbollit i ka apostrofuar si të dyshimta”, thuhet në këtë portall.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat