Akuza të forta ndaj yllit të Bayern Munih nga mediat gjermane!

Futboll

Akuza të forta ndaj yllit të Bayern Munih nga mediat gjermane!

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 19:18
Alphonso Davies

Alphonso Davies është fotografuar nga paparacët mbrëmjen e së dielës në Paris, në klubin Fresh Touch. Anësori i Bayern Munichut ishte në kryeqytetin francez me Jamal Musiala një ditë para fillimit të javës së modës për të festuar ditëlindjen e shokut të skuadrës.

Sipas asaj që raporton BILD, një ditë më parë (e shtunë) ai kishte festuar edhe në Monako deri në katër të mëngjesit në spektaklin pas të reperit Luciano së bashku me Leon Goretzka dhe Serge Gnabry.

Një sjellje që nuk i ka pëlqyer shtypit gjerman pasi mbrojtësi i majtë ende po vuan ende një dëmtim dhe është ende në rehabilitim.

Sakaq, ajo qe bie ne sy eshte se Davies duket sikur ka shkeputur prizen dhe se e ka mendjen te largimi dhe transferimi te Real Madrid, me te cilin thuhet se ka nje marreveshje jo me shkrim per nje kontrate te mundshme.

Kanadezi nuk ka rinovuar me Bayern dhe per momentin nuk ka sinjale pozitive dhe optimiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat