Pogba: Jam i tronditur

Futboll

Pogba: Jam i tronditur

Më: 1 mars 2024 Në ora: 10:27
Paul Pogba

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba thotë se është i tronditur dhe i thyer në zemër pasi u ndalua nga futbolli për katër vjet pasi rezultoi pozitiv në testet e anti-dopingut. Francezi, 30 vjeç, u pezullua përkohësisht në shtator pasi një test droge zbuloi nivele të larta të testosteronit në organizmin e tij.

Pogba u testua pas ndeshjes së parë të sezonit të Juventusit më 20 gusht. Testi pozitiv u konfirmua nga Gjykata Kombëtare e Antidopingut të Italisë (Nado) dhe zyra e prokurorisë antidoping kërkoi një pezullim katër-vjeçar.

Një dënim të tillë, Pogna e vlerëson si ta padrejtë dhe se nuk kishte bërë diçka të tillë me qëllim.

“Kur të jem i lirë nga kufizimet ligjore, historia e plotë do të bëhet e qartë”, tha ai, duke shtuar se do të apelojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (Cas). Gjithçka që kam ndërtuar në karrierën time profesionale më është hequr”, shtoi ai.

"Si një atlet profesionist, unë kurrë nuk do të bëja asgjë për të përmirësuar performancën time duke përdorur substanca të ndaluara dhe nuk kam mashtruar asnjëherë kolegët atletë dhe mbështetësit e ndonjë prej skuadrave për të cilat kam luajtur ose kundër", ka nënvizur Pogba.

Vendimi do të thotë se fituesi i Kupës së Botës 2018 Pogba nuk do të jetë në gjendje të luajë deri në vitin 2027, kur ai do të jetë 34 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat