Lojtari i Argjentinës mbetet peng i bashkëshortes: Nëse nuk paguan shtëpinë, do i shes medaljen

Futboll

Lojtari i Argjentinës mbetet peng i bashkëshortes: Nëse nuk paguan shtëpinë, do i shes medaljen

Më: 1 mars 2024 Në ora: 13:57
Ezekiel Palavios e Jessica

Futbollisti argjentinas, Ezekiel Palavios po divorcohet nga gruaja e tij Jessica Frias dhe po përjeton një dramë të vërtetë. Ajo theksoi se do të shesë shumë nga gjërat me vlerë të Palacios, përfshirë medaljen nga Botërori në Katar nëse ai nuk bën një gjë.

Xhesika kërkon që lojtari të paguajë hipotekën e saj në apartamentin ku jeton nëse dëshiron të shohë gjërat e tij përsëri. 

“Ezekieli më tha se nuk do të paguante borxhin sepse nuk e dinte nëse do të mund ta mbante banesën apo jo.

Unë vetëm kërkoj që ai të nënshkruajë divorcin dhe të më japë atë që më ka borxh për gjërat që kemi bërë bashkë. 

Do të shes gjithçka në ankand për të paguar pronën nëse duhet. Unë kam disa bluza që më dha Ezekieli dhe ka disa gjëra të tjera shumë të vlefshme si medalja e fituesit të Kupës së Botës. 

Do të shisja gjërat më të rëndësishme që ai ka si futbollist për të shlyer borxhin sepse më duhet një çati mbi kokë. Po mundohem të punoj, por kam pesë vjet me të”, tha Jessica..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat