Edhe Mbeumo alternativë

Futboll

Edhe Mbeumo alternativë

Më: 1 mars 2024 Në ora: 15:16
Bryan Mbeumo

Futbollisti i Brentfordit, Bryan Mbeumo raportohet se është i lidhur me transferimin në Liverpool.

Sipas medieve britanike, Mbeumo nga “The Reds” shihet si pasues i Mohamed Salah, ky i fundit duket se në fund të këtij sezoni, do të largohet nga “Anfield’.

Brentford ndodhet në zonën e rrezikshme të Premier League-s, dhe në rast se kjo skuadër bie nga elita e futbollit anglez, atëherë Mbeumo thuhet se do të shitet.

Lojtari ka kontratë me klubin londinez deri në verën e vitit 2026 me opsion edhe për një vit.

Megjithatë, siç raportohet, Mbeumo gjatë verës që po vjen mund të bëhet me klub të ri.

Ai ka shënuar 48 gola dhe 40 asistime në gjithsej 190 ndeshje për Brentford..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat