Arrestohet në Dubai ish - ylli i Ajaxit

Futboll

Arrestohet në Dubai ish - ylli i Ajaxit

Më: 1 mars 2024 Në ora: 15:53
Quincy Promes

Arrestohet në Dubai ish-ylli i Ajax dhe i kombëtares së Holandës!

Quincy Promes, sulmuesi në pronësi të Spartak Moskës, i dënuar dy javë më parë me gjashtë vjet burg në Holandë për trafik kokaine, u arresta mbrëmjen e së enjtes në kontrollin kufitar të Dubait.

Sulmuesi holandez, i cili ksihte një urdhër arresti ndërkombëtar në pritje, ishte në tërheqje me ekipin e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe po kthehej në Rusi kur u ndalua dhe u arrestua në aeroport.

Nëse arrin të kthehet, futbollisti mund të shmangë burgun pasi vendet anëtare të Bashkimit Europian nuk kanë një marrëveshje ekstradimi me Rusinë. Detaje më të hollësishme pritet të vijnë në orët në vijim në lidhje me fatin përfundimtar të Promes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat