Tri kërkesat e Inzaghit

Futboll

Tri kërkesat e Inzaghit

Më: 1 mars 2024 Në ora: 16:18
Simone Inzaghi

Pas fitores ndaj Atalantas, Interi ka nisur të shohë vijën e finishit. Avantazhi ndaj Juventusit është rritur në 12 pikë, fuqia e tepërt e shprehur në fushë nga zikaltërit duket e vështirë për t’u vënë në dyshim në dymbëdhjetë ndeshjet e fundit.

Simone Inzaghi merr shumë merita, siç duhet, pasi ka ndërtuar një ekip të ndërgjegjshëm, teknikisht dhe taktikisht solid, që mund të luftojë sërish me të gjithë në Europë.

Trajneri i zikaltërve është një nga protagonistët e padiskutueshëm të një udhëtimi të madh dhe jo rastësisht ka interesim për të nga klube të mëdha, veçanërisht nga Premier League.

Zëra që pas ndeshjes ndaj Atalantës i largoi duke menduar vetëm për të tashmen. Por tani, krahasuar me vitin e kaluar, ai ka avantazhin për rinovimin e kontratës.

Marrëveshja mund të zgjatet deri në vitin 2026, por sipas ‘Tuttosport’ Inzaghi mund të kërkojë një kontratë edhe më të gjatë.

Jo vetëm kaq: ndër kërkesat e tij është të ndikojë në zgjedhjet e merkatos (vitin e kaluar e kishte të vështirë të hiqte dorë nga shumë lojtarë të rëndësishëm) dhe shpërblim më të madh profesional dhe ekonomik për stafin e tij.

Nga ana e klubit do të kishte një dëshirë për ta kënaqur atë, edhe falë 150 milionë të ardhurave për pesë vitet e ardhshme që do të vijnë nga marrëveshja me sponsorin Betsson. Burimet që do të përdoren për rinovime të rëndësishme dhe përforcime të nivelit të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat