Shënoi golin e fitores ndaj Laçit, Ardit Nikaj: Kënaqësi e madhe!

Futboll

Shënoi golin e fitores ndaj Laçit, Ardit Nikaj: Kënaqësi e madhe!

Më: 1 mars 2024 Në ora: 16:54
Ardit Nikaj - majtas

Skënderbeu ia doli të fitonte në transfertë përballë Laçit, ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të “Abissnet Superiore”.

Sfida e zhvilluar në Kurbin përfundoi me fitoren 0-1 të korçarëve, për të cilët golin e shënoi Ardit Nikaj.

“Në fakt kam një kënaqësi shumë të madhe duke parë që ndihmova ekipin në këtë ndeshje të vështirë. Dua të falenderoj çunat.

Golin ia dedikoj të gjithë çunave dhe stafit. Është akoma herët për të menduar Final Four pasi ka shumë ndeshje të tjera. Duhet t’i marrim ndeshjet me radhë.

Ndeshja me Vllazninë? Zemra më thotë të futemi në fushë dhe të japim maksimumin në ndeshje”, u shpreh sulmuesi i Skënderbeut, Ardit Nikaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat