E konfirmon bashkëkombësi i tij

Futboll

E konfirmon bashkëkombësi i tij

Më: 2 mars 2024 Në ora: 15:16
Viktor Osimhen

E ardhmja e Viktor Osimhen është ende në pikëpyetje, me yllin nigerian që duket se do të largohet nga Napoli në fund të sezonit.

Mediat bëjnë me dije se 25-vjeçari kërkon që të transferohet në Premier Ligë, teksa për të ka shfaqur një interes tejet të fort dhe PSG.

Bashkëkombësi i tij dhe legjenda e Nigerisë, Xhon-Obi Mikel ka treguar se cili është klubi që Osimhen kërkon të vazhdojë dhe sipas tij është Çelsi.

Siç raporton “Calciomercato”, ish-mesfushori po bën çmos që të bindë Osimhenin të shkojë në Londër me “Blutë”, ku beson se do të tregojë potencialin e tij.

Përveç Çelsit, në garë për Osimhen në Angli janë edhe Arsenali me Mançester Junajtid, teksa për nigerianin është ende herët për të vendosur të ardhmen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat