Thuram, Acerbi dhe Frattesi, në dispozicion të Inzaghit

Futboll

Thuram, Acerbi dhe Frattesi, në dispozicion të Inzaghit

Më: 2 mars 2024 Në ora: 18:56
Foto ilustrim

Stërvitja e fundit e zikaltërve pa edhe përmirësimin e Calhanoglu që synon Bologna-n

Është një nga skuadrat e pakta që “treni” Inter nuk ka arritur të mposhtë në sezonin mahnitës që po zhvillon që nga gushti.

Të tjerët në ligë janë Bologna dhe Sassuolo. Genoa e Gilardinos shpreson të dalë nga “San Siro” e padëmtuar, ndoshta duke përsëritur performancën e mirë në Marassi në fund të dhjetorit.

Nuk do të jetë e lehtë, edhe sepse është pak herët të mendosh se zikaltërit tashmë e kanë mendjen në Madridi duke qenë se ndeshja e kthimit kundër Atletico-s është planifikuar për më 13 mars.

Një lajm i mirë mbërriti për Inzaghin në seancën e mëngjesit në Appiano. Thuram dhe Acerbi kanë bërë një seancë të mirë stërvitore dhe pritet të rikthehen në grup të dielën, duhet të jenë në dispozicion për ndeshjen kundër Genoas të hënën.

Edhe gjendja e Calhanoglu po përmirësohet, megjithëse fokusi është rikuperimi për ndeshjen e Bolonjës. Frattesi është gjithashtu mirë. Ai nuk i është nënshtruar asnjë analize mjekësore dhe ka kryer punë të personalizuar. Pritet të kthehet në grup për stërvitje në prag të ndeshjes kundër kuqebluve të Gilardinos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat