Mediumi zviceran tregon problemin e Xherdan Shaqirit: Shkaku i telasheve janë 84 metra katrorë

Futboll

Mediumi zviceran tregon problemin e Xherdan Shaqirit: Shkaku i telasheve janë 84 metra katrorë

Nga: K. Goca Më: 2 mars 2024 Në ora: 21:21
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri zotëron tokë në Rheinfelden.

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, reprezentuesi i Zvicrës, ka hasur në telashe në ditët e fundit.

“Xherdan Shaqiri dëshiron të ndërtojë një vilë prej 270 metrash katrorë në Rheinfelden AG.

Është e paqartë se kur lojtari i Kombëtares që ka 119 ndeshje ndërkombëtare, mund të transferohet në shtëpinë e tij të re.

Në vend të kësaj, Shaqiri e gjen veten në mes të një sherri ndërtimi.

Dhe kjo pavarësisht se leja e ndërtimit është dhënë në gusht të vitit 2022.

Por ende asgjë nuk ka ndodhur në pronë. Ankesat që mori nga fqinjët fillimisht u zbutën përmes rregullimeve, por kërkesa ende nuk është ligjërisht e detyrueshme", shkruan mes të tjera mediumi zviceran "Blick".  

Arsyeja: Gjykata administrative miratoi ankesën e lagjes dhe ia hoqi lejen e ndërtimit.

Shaqiri po e konteston aktgjykimin.

Çështja është në gjykatën federale.

Siç raporton tani “Aargauer Zeitung”, shkaku i telasheve janë 84 metra katrorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat