Osmani: Publiku fantastik, ndaj Tiranës ka një vlerë të veçantë

Futboll

Osmani: Publiku fantastik, ndaj Tiranës ka një vlerë të veçantë

Më: 2 mars 2024 Në ora: 21:36
Qatip Osmani

Vllaznia është fituesja e Klasikes së Shqipërisë.

Shkodranët mposhtin mes spektaklit Tiranën në një ndeshje që e dominuan absolutisht nga minuta e parë deri tek e fundit.

Një fitore 3-1 me golat e Juriç dhe dopieta e kapitenit Balaj i dhanë 3 pikët e rradhës kuqebluve.

Pas ndeshjes trajneri Qatip Osmani dha prononcimin e tij për MCN TV.

“Kuajt apo pëllumbat, kush ishte oguri i mirë sot? Të dyja, publiku ishte fantastik që na përkrahi çdo minutë. Një fitore me shumë vlera, por kjo kundër Tiranës ka një vlerë të veçantë.

Pjesa e parë shumë e mirë, luftarake dhe dominuam në presing. Pozicionohemi mirë. Në pjesën e dytë u pozicionuam shumë herët, kundërshtari ndryshoi skemën, por nuk na rrezikuan veç disa momenteve kur morrëm edhe golin. Loja defensive u shpreh mirë në momentet e duhura.

Rezultati 2-0 është i rrezikshëm, duhet të përforconim mesin dhe sulmin. Futëm Çobën, një lojtar të shpejtë dhe Salin, një lojtar agresiv në mesfushë.

Jo vetëm në këtë lojë, por edhe përpara mundohem itë menaxhojmë mirë euforinë. Ka edhe 10 ndeshje, 30 pikë. Në kemi një përparësi të vogël, por duhet kujdes.

Kush e mund skuadrën time? Ishalla asnjëri… (Qesh)”, tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat