Kur shënoi shqiptari në Rumani, Mutu ngeli me duart në kokë

Futboll

Kur shënoi shqiptari në Rumani, Mutu ngeli me duart në kokë

Më: 3 mars 2024 Në ora: 16:38
Mutu

Arlind Ajeti ka realizuar një gol të çmendur në përballjen mes Constanta dhe Cluj.

Kjo ndeshja ka përfunduar në shifrat 1-1, teksa në minutën 82 ishte mbrojtësi shqiptar që realizoi një gol të çmendur.

Ky realizim ka marrë jehonën e të gjitha mediave në Rumani. Këto të fundit e kanë krahasuar golin e Ajetit me realizimin e Mexes, në një derbi Milan-Inter.

Ndërkohë vlen të theksohet se trajneri i Constanta, Gehorge Hagi, ka dalë nga vetja dhe është nervozuar shumë kur pa golin e Ajetit.

Nga ana tjetër, trajneri i Cluj dhe legjenda e Rumanisë, Adrian Mutu, ka vendosur duart në kokë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat