Nuk do të jetë kundër Shqipërisë, një dëmtim i rëndë lë Italinë pa titullarin

Futboll

Nuk do të jetë kundër Shqipërisë, një dëmtim i rëndë lë Italinë pa titullarin

Më: 3 mars 2024 Në ora: 16:57
Berardi

Trajneri i Italisë, Luçiano Spaleti, do të ketë telashe të mëdha për të ndërtuar repartin e sulmit për Euro 2024.

Sikur të mos mjaftonte forma jo e mirë e lojtarëve si Imobile, Beloti e Insinje, tashëm, Italia do të jetë edhe pa shërbimet e një prej titullarëve të paprekshëm të saj në vijën e parë.

Domeniko Berardi ka pësuar sot një dëmtim të rëndë në ndeshjen e Serisë A mes Veronës dhe Sasuolos dhe raportohet se do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale që do e lërë për një periudhë të gjatë jashtë fushave të lojës. Berardi sapo ishte kthyer nga dëmtim, por dëshira për të ndihmuar Sasuolon që luan për mbijetesë, ka shtyrë atë që të luante në duelin e sotëm i cili ishte përballje direkte.

Mediat italian flasin për një frakturë në tendinën e Akilit, ndërsa klubi është vënë në lëvizje për të organizuara testet e mëtejshme mjekësore në Milano. Megjithatë, të gjithë duken pak a shumë të bindur për llojin e dëmtimit që ka pësuar, aq sa është kontaktuar edhe klinika e specializuar në Finlandë që kryen ndërhyrje të tilla.

Dëmtimi dhe ndërhyrja kriurgjikale, mbyllin sezonin e Berardit dhe e lënë atë jashtë të paktën deri në fillimin e sezonit të ardhshëm, duke bërë të humbasë Europianin me Italinë ku është kthyer në vitet e fundit në një nga pikat e referimit të lojës ofensive të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat