Cagliari fiton duelin direkt me Empolin, Lecce merr një pikë ndaj Frosinones

Futboll

Cagliari fiton duelin direkt me Empolin, Lecce merr një pikë ndaj Frosinones

Më: 3 mars 2024 Në ora: 17:25
Ramadani

Cagliari fiton duelin direkt me Empolin, Lecce merr një pikë ndaj Frosinones

Cagliari rikthehet te fitorja dhe e bën këtë në transfertën e një rivali direkt për mbijetesën si Empoli.

Sardët e drejtuar nga Claudio Ranieri triumfuan me rezultatin minimal 0-1 në Toskanë, duke iu falur një goli të Jankto, për të marrë tri pikët dhe për të parakaluar Sassuolon, por duke mbetur sërish në zsonën e rënies.

Nga ana tjetër, një hap fals për vendasit, që me Davide Nicolën në stol pësojnë humbjen e parë dhe pikërisht në një sfidë ku nuk pritej, atë në shtëpi ndaj Cagliarit. Vetëm Ardjan Ismajli titullar për Empolin, ndërsa Berisha dhe Shpendi panë sërish sfidën nga stoli.

Në sfidën tjetër direkte për mbijetesën në Serinë A, Frosinone dhe Lecce nuk shkuan dot përtej barazimit 1-1, rezultat që duket se kënaq të dy skuadrat, të cilat duket se do ta bëjnë në distancë duelin me njëra-tjetrën.

Cheddira shënoi për vendasit në shtesën e pjesës së parë, ndërsa Lecce riktheu baraspeshën me Krstovic në minutën e 61-të, pas ekzekutimit të një penalltie.

Nga moria e shqiptarëve që kanë të dy skuadrat, vetëm Ylber Ramadani luajti si titullar dhe qëndroi në fushë për gjatë gjithë kohës, ndërsa Marvin Çuni, Ibrahimovic dhe Medon Berisha qëndruan gjithë kohën në pankinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat