Polemika të shumta

Futboll

Polemika të shumta

Më: 3 mars 2024 Në ora: 18:55
Foto ilustrim

Ndeshja e zhvilluar mbrëmë mes Valencias dhe Real Madridit prodhoi polemika të shumta

Ndeshja e zhvilluar mbrëmë mes Valencias dhe Real Madridit prodhoi polemika të shumta.

Një gol i Xhud Bellingham në fundin e ndeshjes doli të jetë i pavlefshëm, pasi gjyqtari vendosi të përfundonte ndeshjen vetëm një ose dy sekonda para se topi të përfundonte në rrjetë.

Kjo gjë tërboi Real Madridin dhe veçanërisht Bellinghamin, i cili për reagimin e tij mori karton të kuq nga Manzano.

Pavarësisht kësaj, klubi nga Madridi synon të apelojë kartonin e kuq të treguar ndaj Bellinghamit.

Kjo do të thotë se Komiteti i Garave i Federatës Spanjolle të Futbollit do të vlerësojë çështjen gjatë ditëve të ardhshme. Gjasat janë që Real Madridi të njoftohet për këtë vendim të mërkurën ose të enjten. Siç qëndrojnë gjërat, ylli anglez do të humbasë ndeshjen e ardhshme ndaj Celta Vigos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat