Kosova e Dusseldorfit i shkakton debakël TSV Urdenbach 

Futboll

Kosova e Dusseldorfit i shkakton debakël TSV Urdenbach 

Nga: K. G. Më: 3 mars 2024 Në ora: 19:28
Kosova e Dusseldorfit

Skuadra e TSV Urdenbach ka pësuar fiasko me rezultat 6:1 nga Kosova e Dusseldorfit.

Djelmoshat kuqezi dëshmuan se janë në formën më të mirë dhe vazhdojnë marshimin drejt Landesliga.

Kosova kryeson me 54 pikë në Bezirksliga. 

Renditja 

1. Kosova    21    17    3    1    66:16    50    54
2. TSV Eller 04    21    17    1    3    68:33    35    52
3. DJK Gnadental    21    16    3    2    82:27    55    51
4. SG Benrath-Hassels        21    16    1    4    59:25 49
5. GSG Duisburg    21    11    3    7    46:38    36

"+3 pikë në arkiven tonë. 

Ndeshja kundër TSV Urdenbach përfundoi me rezultat 6:1 në të mirë të skuadrës tonë me golat e shënuar nga Max Stellmach (26’ 34’ 43’) Astrit Hyseni (45+1) Derman Disbudak (52’) dhe Naser Ilazi (57’)

Një super paraqitje nga djelmoshat tanë ku me këto tre pikë qëndrojmë të parët në tabelë me 54 pikë.

Falënderim i veçantë gjithë atyre që ishin të pranishëm në ndeshje, ndërsa ne vazhdojmë të punojmë për qëllimin tonë”, njofton FC Kosova Dusseldorf.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat