Casemiro i kërkon Unitedit të ‘kopjojë’ Cityn pas humbjes së derbit

Futboll

Casemiro i kërkon Unitedit të ‘kopjojë’ Cityn pas humbjes së derbit

Më: 5 mars 2024 Në ora: 00:45
Casemiro

Casemiro ka insistuar që Manchester Unitedi duhet të gjejë një mënyrë për të ‘kopjuar’ Manchester Cityn pas një tjetër humbjeje në derbin e qytetit.

Djajtë e Kuq u mundën 3-1 nga City në Etihad Stadium të dielën, duke u rënë përfundimisht në presionin e vendasve pasi fillimisht kaluan në epërsi falë një goli mahnitës të Marcus Rashford.

“Ky është objektivi i madh, ne gjithashtu duhet të jemi të përulur për të pranuar se ata janë për momentin, jo në histori, siç flet vetë historia e Manchester United, por ata sot janë skuadra që duhet mposhtur. Të gjithë duan të mundin Cityn”, tha Casemiro për ESPN Brasil.

“Ne kemi një pasqyrë këtu, që është City, dhe ata kanë bërë një punë të shkëlqyer”, shtoi ai raporton 90min.com.

Nën pronësinë e re të INEOS, Man Utd tashmë ka bërë lëvizje në mënyrë që të ‘kopjojë’ ngjitjen e rivalëve të tyre të qytetit në majat evropiane, duke punësuar shefin e operacioneve të futbollit të City Football Group, Omar Berrada si shefin e tyre të ri ekzekutiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat