Përdredhjet e Barellës

Futboll

Përdredhjet e Barellës

Më: 5 mars 2024 Në ora: 16:53
Barella

Penalltia e akorduar për Interin në fitoren 2-1 ndaj Genoas në javën e fundit të Serisë A vazhdon të shkaktojë debate, me popullin e internetit që ka shpërthyer kundër Nicolo Barella dhe skenën pas kontaktit me Frendrup.

Mesfushori italian është aq i fortë, aq edhe i prirur për këtë lloj sjelljesh në fushë:

Tifozët e Juventusit kujtojnë atë që ndodhi, për shembull, në ndeshjen e parë mes Juventusit dhe Interit me Rabiot, me lojtarin e Interit që i dha një goditje kundërshtarit dhe më pas duke u përdredhur në tokë sikur të kishte qenë ai i godituri.

Në rrjetet sociale, menjëherë pas penalltisë, pati një qarkullim të vazhdueshëm të imazheve të përdredhjeveve të Barella-s menjëherë pas ndërhyrjes së Frendrup.

Ish-mesfushori i Cagliarit bën gjithçka që mundet për të tërhequr vëmendjen e gjyqtarit Ayroldi, duke u rrotulluar disa herë në tokë, duke theksuar në mënyrë dramatike një kontakt shumë të lehtë.

Një qëndrim që jashtë fushës ndezi internetin, ku shumë prej tifozëve kanë kërkuar edhe ndërhyrjen e imazheve televizive “për skualifikim për simulim”.

Në fushë, pavarësisht ndërhyrjes së VAR, arbitri i ndeshjes vendosi të konfirmojë penalltinë për zikaltrit. Një vendim që tërboi Genoan dhe u komentua nga Gilardino pas ndeshjes.

Siç u përmend, ky nuk është episodi i parë që tërheq vëmendjen për sjelljen e Barellas në fushë. Edhe sezonin e kaluar, tifozët në internet kanë bërë ironi pas një fluturimi të bujshëm në zonën e rreptësisë nga mesfushori zikaltër në Inter-Empoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat