Gjilani zyrtarizon edhe Albin Hotin

Futboll

Gjilani zyrtarizon edhe Albin Hotin

Më: 5 mars 2024 Në ora: 21:24
Albin Hoti

Pas Leunit Sahitajt, SC Gjilani ka prezantuar një tjetër futbollist që vije nga futbolli zviceran.

Bëhet fjalë për mesfushorin e ri, Albin Hoti.

22-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Mutschellen, teksa më herët ka qenë edhe pjesë e Winterthur e Grasshopper.

“Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Albin Hoti. Aktualisht 22 vjeç, Hoti vjen nga futbolli zvicerian pas një të kaluare te klubet FC Mutschellen, FC Winterthur & Grasshopper Club Zurich.

Hoti është futbollist që luan në pozicionet e mesfushës, ndërkohë që afrohet për t’i ndihmuar ekipit në objektivat që janë për t’u arritur.

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Hotit dhe i urojnë shumë suksese”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat