Ish - lojtari Italian për shqiptarin: Lëvizi si një ekspert te goli

Futboll

Ish - lojtari Italian për shqiptarin: Lëvizi si një ekspert te goli

Më: 6 mars 2024 Në ora: 12:20
Kristjan Asllani

Kristjan Asllani ka kaluar me sukses provën e tij të vërtetë te Interi. Mesfushori shqiptar zhvilloi tre paraqitje nga minuta e parë në harkun kohor të një jave.

Paraqitjet ishin mjaft pozitive për 21-vjeçarin, i cili gjithashtu numëron një asist dhe një gol të shënuar në këto tre sfida. Françesko Pratali ka dhënë një intervistë për “FCInter1908.it”, ku ka analizuar profilin e Asllanit, me të cilin ka edhe njohje personale.

“Kur luan Kristjan ne zëmë gjithmonë këndin më të mirë në divan (për ta parë)! Ai ka qenë gjithmonë tifoz i Interit, që i vogël. Të shënosh gola në “San Siro”, para tifozëve, me një stadium plot dhe me një fanellë të Interit, mendoj se është gjëja më e mirë për të. Ka disa kohë që e pret këtë moment. Është dikush që e ka golin në venat e tij. Për mendimin tim është një djalë shënon 4-5 herë në kampionat.

Ju siguroj se nuk është e lehtë të jesh gati dhe të bësh diferencën në një ekip që synon të fitojë kampionatin. Nuk kisha asnjë dyshim për këtë. Ai është një djalë me profesionalizëm të jashtëzakonshëm.

E pashë të tillë kur ishte 16 vjeç, nuk kam parë kurrë dikë me një mentalitet si ai. Ishte që atëherë i rritur. Kjo ka qenë gjithmonë një nga pikat e tij të forta.

Ai i ishte afruar edhe herë të tjera (golit).

Fakti i gjetjes së vazhdimësisë dhe besimit e lejoi gjithashtu të provonte një goditje shtesë, të merrte një përgjegjësi shtesë. Unë shoh që ai ka hyrë efektivisht në rotacionet e Inzagit. Grupi e trajton si një lojtar të rëndësishëm.

Është lojtar inteligjent. Ndoshta bën dy futje (në zonë), por i bën në momentin e duhur, kur sheh mundësinë se mund të lëndojë. Ai bëri një lëvizje si një lojtar ekspert dhe më pas shënoi një gol të shkëlqyer”, ka thënë Françesko Pratali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat