Lartëson lojtarët

Futboll

Lartëson lojtarët

Më: 6 mars 2024 Në ora: 12:26
Luis Enrique e Kylian Mbappe

Luis Enrique, trajneri i Paris Saint-Germain, ka komentuar fitoren e skuadrës së tij ndaj Real Sociedadit dhe kualifikimin në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Kampionët në fuqi të Francës, mbrëmë mundën Sociedadin (1-2), falë dygolëshit të Kylian Mbappe-s duke kaluar në rundin tjetër të garës më të madhe evropiane.

Enrique thotë se të besuarit e tij, bën paraqitje të nivelit të lartë në duel me Sociedadin.

“Ne trajnerët përpiqemi gjithmonë të gjejmë një zgjidhje, por sonte lojtarët luajtën mirë.

Ata luajtën të gjithë në një nivel shumë të lartë. Ata ishin solidë në mbrojtje dhe shumë efikas në sulm”, ka thënë strategu spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat