Djajtë e Kuq janë në treg për një qendër të re

Futboll

Djajtë e Kuq janë në treg për një qendër të re

Më: 6 mars 2024 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

Crystal Palace raportohet se tashmë po planifikon largimin e Marc Guehit.

Djajtë e Kuq janë në treg për një qendër të re dhe mendohet se kanë Guehin në listën e tyre të ngushtë të transferimeve. 

Si rezultat, “Telegraph” shkruan se Palace tashmë ka filluar të kërkojë zëvendësues diku tjetër, me shefin e ri Oliver Glasner që ka të ngjarë të kthehet në Evropë për përforcime. 

Sipas atij raporti, Eagles do të kërkonin të shesin Guehin për mbi tarifën rekorde të klubit prej 50 milionë euro mbledhur nga shitja e Aaron Wan-Bissakad te Unitedi.

Guehi ka bërë përshtypje që kur nënshkroi për 18 milionë funte nga Chelsea në vitin 2021, duke forcuar vendin e tij si një anëtar i rëndësishëm i skuadrës së Anglisë të Gareth Southgate. 

Ai ka rënë në sy të kërkuesve të tjerë të Premierligës. Krahas Unitedit, Liverpooli ka një interes për 23-vjeçarin, sipas “Telegraph”, Arsenali dhe Tottenhami e kanë monitoruar Guehin në të kaluarën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat