Shumë konkurrencë për Xabi Alonson

Futboll

Shumë konkurrencë për Xabi Alonson

Më: 6 mars 2024 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

Fillimisht Chelsea, më pas Liverpool e së fundi edhe Barcelona. Katalanasit janëtë fundit që i janë bashkuar grupin e klubeve të interesuara për trajnerin portugez Ruben Amorim, për të drejtuar ekipin sezonin e ardhshëm.

Sipas asaj që raportohet nga tabloidi anglez “The Independent”, trajneri aktual i Sporting CP, do të ishte bërë kandidati më tërheqës për të udhëhequr klubin “blaugrana”.

Ardhja e tij do të vijë pas deklaratës së trajnerit Xavi, se do të lërë klubin në fund të këtij sezoni.

Barcelona kishte synuar më herët edhe trajnerin spanjoll të Bayer Leverkusen, Xabi Alonso, por duket se është tërhequr nga gara për shkak të konkurrencës së forte. Duket se Bayern do të marrë Xabi Alonso, ndaj dhe katalanasit po shohin nga Amorim.

Amorim, 39 vjeç, është në krye të Sporting që nga marsi i vitit 2020 dhe ka grumbulluar tashmë 198 ndeshje në detyrë, me 139 fitore, 29 barazime dhe 30 humbje. Por, mbi të gjitha, titullin e kampionit portugez 19 vjet pas herës së fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat