Mbappe do të largohet nga PSG, e konfirmon Luis Enrique

Futboll

Mbappe do të largohet nga PSG, e konfirmon Luis Enrique

Më: 6 mars 2024 Në ora: 13:34
Mbappe

PSG rikthehet në çerekfinalet e Champions League pas tri vitesh mungesë. Protagonisti i madh ishte ai vetë, njeriu më i diskutuar prej muajsh tashmë, Kylian Mbappè. Kampioni francez në fakt shënoi dy gola, që i mundësuan ekipit parizien të fitonte në fushën e Real Sociedad.

Konfirmim i mëtejshëm se si, deri më sot, Mbappé është absolutisht thelbësor për skuadrën e Luis Enrique. Dhe ndoshta pikërisht për këtë arsye, trajneri iberik donte t’i bënte të qarta gjërat për të ardhmen.

Në fakt, “divorci” mes Kylian Mbappe dhe PSG në fund të këtij sezoni duket tashmë i shkruar. Një ndjenjë e konfirmuar nga Luis Enrique, pas ndeshjes ndaj Real Sociedad, me fjalë të qarta.

“Duket se e ardhmja e Kylian Mbappé nuk do të jetë këtu, kështu që do të duhet të provojmë zgjidhje të reja me lojtarë të tjerë”, – tha Luis Enrique, duke ngrirë shpresat e tifozëve parizienë.

Megjithatë, për momentin Mbappé duket ende i përqendruar tek e tashmja, siç dëshmohet nga dopieta ndaj Real Sociedad. Ai synon të mbyllë një tjetër sezon me paraqitje të bujshme në Champions League.

Po, Liga e Kampionëve do të ishte dhurata më e mirë e lamtumirës së Mbappe për PSG-në përpara se të largohej nga Parisi dhe Franca e tij me destinacion të mundshëm Madridin.

Nuk është mister për askënd, në fakt, se Real Madridi ka disa kohë që po i afrohet 24-vjeçarit. Verën e këtij viti pritet t’i kurorëzojë më në fund përpjekjet e gjata për ta marrë atë në “Bernabeu”.

Megjithatë, javët e fundit, marrëdhënia mes Luis Enrique dhe Mbappé është bërë gjithnjë e më e tensionuar, deri në zëvendësimin pas pjesës së parë të Monaco-PSG, kur sulmuesi u ul në tribunë pranë nënës së tij për të ndjekur pjesën e dytë.

Një qëndrim që nuk i pëlqeu trajnerit, aq sa disa spekuluan për përjashtim të mundshëm të Mbappe nga formacioni kundër Real Sociedad. Por në realitet Luis Enrique e di mirë se si PSG-ja e tij ende nuk mund të bëjë pa numrin 7, për momentin.

Megjithatë, në fund të ndeshjes së Champions League, Mbappé mohoi publikisht çdo lloj problemi me trajnerin: “Marrëdhënia jonë? Shumë e mirë, shumë e mirë. Unë nuk kam asnjë problem me të, Luis Enrique sigurisht që nuk është problem për mua”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat