Shtypi anglez thur elozhe për Anis Mehmetin

Futboll

Shtypi anglez thur elozhe për Anis Mehmetin

Më: 6 mars 2024 Në ora: 14:39
Mehmeti

Anis Mehmeti shënoi një gol shumë të bukur kundër Ipswichit, skuadër që renditet në vendin e dytë në Championship.

23-vjeçari shqiptar i dhuroi përkohësisht avantazhin Bristol Cityt në minutën e 54’, por ndeshja u mbyll 3-2 për vendasit e Ipswichit.

Mehmeti mori vlerësimin më të madh nga lojtarët e Bristolit, ndërkohë që në përshkrimin e golit të tij lexohet:

“Kjo është pikërisht çfarë është i aftë të bëjë.

Një inkursion i lavdishëm, pikërisht në stilin Mehmeti, i cili mori ëmbël topin dhe la pas dy mbrojtës brenda zonës kundërshtare.

Edhe pse goditja e tij u devijua, ishte një finalizim i mrekullueshëm”.

Ky ishte goli i dytë sezonal për të në divizionin e dytë të futbollit anglez. Mehmeti debutoi në marsin e vitit të kaluar me kombëtaren shqiptare, fanellën e së cilës e ka veshur tri herë deri tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat