Neuer arrin Casillasin

Futboll

Neuer arrin Casillasin

Më: 6 mars 2024 Në ora: 15:08
Manuel Neuer

Ndeshja e mbrëmshme kundër Lazios ishte e 57-ta me rrjeta të paprekura në Champions League për portierin e Bayernit, Manuel Neuer.

Me këtë shifër, portieri gjerman është barazuar me ish-portierin legjendar të Realit të Madridit dhe Spanjës, Iker Casillas, që gjithashtu e ka ruajtur 57 herë të paprekur portën në 177 ndeshje të luajtura me klubin spanjoll e më pas me Porton.

Ashtu si Casillas, edhe Neuer, i ka arritur shifrat me dy klube, në 136 ndeshje të luajtura, fillimisht me Schalken e më pas me Bayern. Neuer iu prezantua botës me ndeshjen e famshme të Shalkes kundër Portos plot 16 vjet më parë, më 5 mars 2008, ku edhe pse nuk e ruajti të paprekur portën bëri disa mrekulli dhe ndihmoi skuadrën të kalonte më tej pas penalltive.

Tani i duhet edhe një ndeshje tjetër pa pësuar gol për të qenë i vetëm në majën e renditjes për rrjetat e paprekura. Pas Neuer dhe Casillas me nga 57 ndeshjes, vjen një tjetër legjendë e portës, Xhanluixhi Buffon, që ka 52 rrjeta të paprekura në 124 ndeshje të luajtura me Parmën, Juventus e Paris SG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat