Ndarja është pranë

Futboll

Ndarja është pranë

Më: 7 mars 2024 Në ora: 14:06
Maurizio Sarri

Lazio dhe Maurizio Sarri janë në prag ndarjeje.

Vetë trajneri toskan deklaroi pas eliminimit nga Bajern në Champions League se ka një kontratë me klubin, por cikli është pranë përfundimit.

Fjalë që kanë trazuar ambientin te Lazio dhe paralajmërojnë lamtumirën në fund të sezonit.

Midis trajnerit dhe presidentit Klaudio Lotito vlerësimi reciprok ka mbetur i paprekur, por ky faktor nuk mjafton për të vazhduar përpara së bashku.

Ka pasur shumë divergjenca në muajt e fundit e sidomos për merkaton, me akuza të ndërsjella që as nuk janë mundur t’i zbukurojnë. Te ish-trajneri i Juventusit duket se po krijohet bindja se nuk mund të japë më në një grup që po përjeton krizë të fortë identiteti.

E ardhmja e Sarrit ndërkohë mund të jetë te Fiorentina, që e ka midis të preferuarve për të zëvendësuar Italianon, që ka oferta të ndryshme. Sa për Lazion, emri më i lakuar tani është ai i Sergio Konseisaos, ish-lojtar i skuadrës romane e aktualisht trajner i Portos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat