Juventus humb për një muaj mesfushorin

Futboll

Juventus humb për një muaj mesfushorin

Më: 7 mars 2024 Në ora: 15:55
Carlos Alcaraz

Tre humbje në pesë ndeshjet e fundit. Atmosfera te Juventus nuk është nga më të mirat me bardhezinjtë që këtë fundjavë duhet të rikthehen te tre pikët për të siguruar pikë të rëndësishme për zonën Champions.

Mirëpo, në këtë pikë edhe fati nuk është në anën e torinezëve që së fundmi humbasin shërbimet e Carlos Alcaraz.

Analizat zbuluan se argjentinasi vuan një problem muskulor në kofshën e këmbës së djathtë dhe pas 10 apo 15 ditësh mund të ketë një ide më të qartë rreth kohës së rikthimit në mesfushë.

Por, e sigurt është se Alcaraz nuk do të jetë i gatshëm për të paktën një muaj.

Trajneri Massimiliano Allegri është tërësisht në alarm sa i takon repartit të mesfushës tashmë pasi i padisponueshëm vazhdon të jetë Rabiot. Së fundmi ka pasur një shqetësim edhe për McKennien, me amerikanin që mbetet në dyshim për Atalantën.

I vetmi i sigurt për këtë repart mbetet Locatelli teksa Allegri është i detyruar t’i japë më shumë hapësira të rinjve si Caviglia,

Miretti apo Ngonge ndërsa një tjetër zgjidhje është spostimi i Danilos apo Cambiasos në mesfushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat