Sterling tregon anën tjetër të sulmuesit shqiptar

Futboll

Sterling tregon anën tjetër të sulmuesit shqiptar

Më: 7 mars 2024 Në ora: 18:37
Raheem Sterling

Raheem Sterlingu i është përgjigjur disa pyetjeve rrufe nga “STATSports”.

Pjesë e përgjigjeve të tij ishte edhe Armando Broja, të cilin e konsideron personin më gazmor me të cilin ka ndarë dhomën e zhveshjes. Gjithashtu, lojtari i Chelsea-t vlerëson shpejtësinë e sulmuesit shqiptar.

Sipas tij, Broja është lojtari më i shpejtë që ka pasur në skuadër, më një shpejtësi të njëjtë me Kylie Walker-in.

“Lojtari më gazmor i skuadrës? Armando Broja. Ai sapo u largua, por përfundimisht është më gazmori.

Lojtari më i shpejtë me të cilin kam luajtur?

Leroy Sane ose Armando Broja. Ai është po aq i shpejtë sa Kylie Walker”, ka thënë Raheem Sterlingu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat