Mesfushori i Girona-s: Dua të luajë për Barcelonën

Futboll

Mesfushori i Girona-s: Dua të luajë për Barcelonën

Më: 7 mars 2024 Në ora: 19:06
Foto ilustrim

Skuadra e Xhironës është befasi e bukur e këtij sezoni në La Liga. Skuadra katalanase po zhvillon një sezon të mrekullueshëm, teksa pas javës së 27-të renditet në vendin e dytë në Spanjë, me 7 pikë më pak se Reali kryesues. Aleiks Garsia është një nga pikat më të forta të skuadrës së Miçellit. 3 gola dhe 5 asiste numëron mesfushori me Gironan, ndërkohë që në të ardhmen ëndërron të luajë në “Camp Nou”.

“Do të doja të luaja me Barcelonën, që është skuadra ime e preferuar.

Që i vogël bëj tifo për katalanasit.

Nuk pendohem që kam folur mirë për Barcelonën, pasi jam një tip i drejtpërdrejtë.

Java e fitores kundër Barcelonës (Girona triumfoi 2-4) ishte e vështirë për mua. Pastaj fitorja përballë tyre ishte thjesht… 

Kisha një presion shtesë, por gjithçka ndryshoi kur nisi loja. Zhvilluam një ndeshje perfekte”, kujton 26-vjeçari, për të cilin ka kohë që drejtuesit e Barçës e ndjekin me interes të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat