Bayern thërret Lahm e Shvajnshtaiger

Futboll

Bayern thërret Lahm e Shvajnshtaiger

Më: 7 mars 2024 Në ora: 19:14
Filip Lahm e Bastian Shvajnshtaiger

Filip Lahm e Bastian Shvajnshtaiger do të angazhohen me menaxhimin e klubit të Bajernit, duke vazhduar traditën e emrave të mëdhenj të skuadrës. Kjo është dëshira e Uli Hënes e Rumeniges, pavarësisht dështimit me Kahn e Salihamixhiç.

Uli Hënes dhe Karl Hainc Rumenige, dy personat më të pushtetshëm te Bayern i Mynihut, ndonëse tani nuk kanë më poste zyrtare në klub, dëshirojnë të angazhojnë ish-lojtarë të njohur të skuadrës në menaxhimin e klubit. Vetë Hënes e Rumenige kanë qenë lojtarë e më pas kanë vazhduar me detyra të tjera në klub, ashtu si dhe së fundmi Oliver Kahn e Hasan Salihamixhiç.

Këta dy të fundit, sidomos ish-portieri, nuk u ndanë në mënyrën më të mirë vitin e kaluar, megjithatë Hënes e Rumenige duan ta vazhdojnë traditën me dy ikona të tjera të klubit, Filip Lahm e Bastian Shvainshtajger.

Të dy ish-lojtarët janë përmendur tashmë në bordin drejtues për t’u angazhuar në klub. Lahm do të jetë i lirë në verë, pas përfundimit të rolit si drejtor organizator i Euro 2024. Veç këtyre të dyve, edhe dy bashkëlojtarë që ende janë në fushë mendohet të përfshihen, Manuel Neuer e Tomas Myler, ky i fundit te Bayern që në moshën 8-vjeçare.

Ndërkaq, mes lajmeve për afrime e largime lojtarësh, Bayern ka rinovuar me sulmuesin e ri francez deri në qershor 2029, duke forcuar lidhjen me një nga talentet e rinj më të mëdhenj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat