​Milani tejkalon Lazion në ranglistën e UEFA

Futboll

​Milani tejkalon Lazion në ranglistën e UEFA

Më: 8 mars 2024 Në ora: 12:54
​Milan

Milani morri një fitore të rëndësishme kundër Slavia Prague në takimin e parë të fazës së 1/16-ës së Ligës së Evropës, dhe si rezultat i kësaj “Rossonerët” tani kanë tejkaluar Lazion në ranglistën e UEFA-s.

Ndeshja e mbrëmshme u karakterizua me karton të kuq dhe gola të shumtë, ku në fund Milani triumfoi 4:2.

Gjërat ishin më të vështira për Lazion në Ligën e Kampionëve, ku të martën u eliminua nga Bayern Munich, pasi u mposht 3:0 në ndeshjen e kthimit, rezultat ky i cili edhe u prit pavarësisht fitores befasuese 1:0 në “Stadio Olimpico” në ndeshjen e parë.

UEFA ka përditësuar ranglistën e koeficienteve të klubeve, pas raundit të fundit të futbollit evropian. Milani u ngrit për disa pozita, respektivisht në vendin e 29, duke tejkaluar Club Brugge, Sporting CP, Lazio dhe PSV. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat