Goditja e mbrojtësit të Shqipërisë trondit shtyllën e Dinamos së Moskës

Futboll

Goditja e mbrojtësit të Shqipërisë trondit shtyllën e Dinamos së Moskës

Më: 8 mars 2024 Në ora: 15:17
Pamje nga ndeshja

Mario Mitaj është kthyer në rolin “e një sulmuesi” te Lokomotiva e Moskës.

Të paktën në ndeshjet miqësore, ku në disa raste ka arritur edhe që të shënojë pasi është kthyer edhe si mesfushor.

Megjithatë në ndeshjen e parë zyrtare të 2024, pas rikthimit të kampionatit në Rusi, Mitaj është kthyer në rolin e zakonshëm, të mbrojtësit të majtë.

Në ndeshjen e humbur kundër Dinamos së Moskës me shifrat 2-1, Mitaj iu afrua golit në minutën e 25 duke tronditur shtyllën.

Pavarësisht se ishte me të djathtën, Mitaj goditi fort në portën kundërshtare, por fati i hoqi mundësinë e shijimit të golit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat