Kupa e Shqipërisë, FSHF cakton datën për shortin e gjysmëfinaleve

Futboll

Kupa e Shqipërisë, FSHF cakton datën për shortin e gjysmëfinaleve

Më: 9 mars 2024 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Federata Shqiptare e futbollit ka caktuar datën për shortin nga i cili do të përcaktohen çiftet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për këtë edicion.

Skuadrat që kanë mbetur në garë në këtë edicion janë Tirana, Kukësi, Vllaznia dhe Egnatia, të cilat luftojnë për trofeun e dytë për nga rëndësia në vendin tonë, pro edhe për një biletë të sigurt për në Europë, pasi prania në “Final Four” e tyre nuk do të thotë detyrimisht edhe kualifikim në aktivitetet ndërkombëtare në verë.

FSHF ka përcaktuar orën 11 të së martës si atë kur do të hidhet shorti për këtë turne, ku çdo çift i mundshëm do të jetë shumë interesant për shkak të situatës që po kalojnë ekipet përkatëse në kampionat.

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen më datë 3 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit të kësaj fazë, do të luhen më datë 24 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat