Shabani synon fitore me Strugën TL

Futboll

Shabani synon fitore me Strugën TL

Më: 9 mars 2024 Në ora: 23:32
Bunjamin Shaban

Struga Trim Lum do të përballet me AP Brera në kuadër të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.

Ndeshja do të zhvillohet nesër (14.00) në Strugë.

Futbollisti Bunjamin Shabani synon fitore, duke thënë: “AP Brera, sidomos me ndeshjet dhe rezultatet e arritura në ndeshjet e pranverës, po dëshmon se posedon një skuadër cilësore dhe se secila skuadër do ta ketë të vështirë përballë tyre.

Për këtë jemi të vetëdijshëm edhe neve si skuadër, mirëpo realisht besoj se kemi potencial dhe forcë për të reflektuar pozitivisht edhe në këtë ndeshje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat