Mo Salah zbulon se si ka reaguar pas njoftimit tronditës të Kloppit për largim në fund të sezonit

Futboll

Mo Salah zbulon se si ka reaguar pas njoftimit tronditës të Kloppit për largim në fund të sezonit

Më: 10 mars 2024 Në ora: 08:18
Mo Salah dhe Jurgen Klopp

Do të jetë fundi i një epoke te Liverpooli kur Jurgen Klopp do të largohet nga ‘Anfield’ këtë verë, dhe tani Mo Salah ka zbuluar se si ai ka reaguar kur kishte marrë vesh se trajneri i tij do të largohet.

56-vjeçari do t’i jap fund aventurës së tij tek Liverpooli pas gati një dekade në krye të klubit anglez.

Gjatë kësaj kohe, Klopp e rindërtoi Liverpoolin duke e sjellë titullin e Ligës Premier dhe atë të Ligës së Kampionëve.

Salah ka qenë njëri ndër blerjet e tij më të mira, për të mos thënë blerja më e mirë e Kloppit gjatë kohës së tij te Liverpooli, së bashku me yjet tjerë si Alisson, Sadio Mane dhe Virgil Van Dijk.

Në një intervistë me Jamie Carragher, Salah ka zbuluar se ishte Van Dijk ai i cili i kishte bërë të ditur lajmin se Klopp do të largohet pas disa muajsh nga klubi.

“Ne kishim një takim rreth orës 10:30 që ishte e çuditshme, unë hyra brenda dhe e pashë agjentin e tij dhe mendova se ai kishte rinovuar kontratën. Pastaj Van Dijk më tha se ai do të largohet dhe unë reagova: Pse?”, ka thënë Salah.

Liverpooli tashmë ka fituar Kupën e Ligës këtë sezon për tu siguruar se sezoni i fundit i Kloppit nuk do të përfundojë pa trofe, ndërsa “Të Kuqtë” do të synojnë edhe triumfin në Ligën Premier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat