Interi shkroi histori të re me fitoren ndaj Bolognas

Futboll

Interi shkroi histori të re me fitoren ndaj Bolognas

Më: 10 mars 2024 Në ora: 11:47
Interi

Me fitoren kundër Bolongas mbrëmë, Interi ka krijuar një rekord të ri në Serie A.

Për skuadrën e drejtuar nga Simone Inzaghi ishte kjo fitorja e dhjetë rresht në elitën e futbollit italian.

“Nerazzurrët” fituan në udhëtim me rezultatin 0:1, falë një goli të shënuar nga Yann Bisseck.

Faqja e specializuar e statistikave, “Opta”, ka bërë të ditur se kjo është hera e tretë në historinë e klubit që ata fitojnë 10 ndeshje radhazi në ligë; pasi skuadra e drejtuar dikur nga Roberto Mancini fitoi 17 ndeshje midis tetorit 2006 dhe shkurtit 2007. Hera e dytë që ndodhi ishte nën drejtimin e Inzaghit, kur ata shkuan në një seri prej 11 ndeshjeve fitoreve të njëpasnjëshme midis janarit dhe prillit 2021.

Vlen të theksohet gjithashtu se Interi ka shënuar më së shumti gola (70) dhe ka pranuar më së paku (13) në pesë ligat kryesore të Evropës këtë sezon.

Falë formës së mirë, Interi thuajse e ka mbyllur çështjen e kampionit në Itali – pasi momentalisht udhëheq në tabelë me 75 pikë, me 18 pikë më shumë se Juventusi që mban pozitën e dytë.

Interi është gjithashtu në garë për trofeun e Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat