Franco Foda i pranishëm në Therandë

Futboll

Franco Foda i pranishëm në Therandë

Më: 10 mars 2024 Në ora: 14:31
Franco Foda e Arsim Kabashi

Selektori i Kosovës, Franco Foda është i pranishëm në Therandë, ku po përballen Ballkani dhe Malisheva në xhiron e 24-të në Superligën e Kosovës.

Para se të fillonte ndeshja, trajneri i dardanëve është nderuar nga presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi.

Kosova në muajin mars luan ndeshje miqësore ndaj Armenisë dhe Hungarisë në udhëtim, ku pritet që disa nga lojtarët e Superligës të jenë pjesë e selektimit të Fodas.

Armend Thaqi, Lumbardh Dellova, Lindon Emërllahu dhe Drilon Hazrollaj janë disa prej futbollistëve që mund të selektohen nga trajneri gjerman për këto ndeshje.

Momentalisht rezultati pas 45 minutave të parë është 0-0, në një ndeshje mjaftë të mirë nga dy skuadrat deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat