Loshaj shënon me kokë

Futboll

Loshaj shënon me kokë

Më: 10 mars 2024 Në ora: 17:12
Pamje nga ndeshja

Istanbulspor-Kasimpasa u përballën këtë të dielë për llogari të javës së 29-të të Superligës turke.

25 minuta lojë i mjaftuan mesfushorit të kombëtares së Kosovës, Florian Loshajt për të zhbllokuar këtë takim.

Pas asitit të dhuruar nga Laurentino, Loshaj goditi me kokë dhe e dërgoi topin në fundin e rrjetës, duke zhbllokuar sfidën dhe duke u dhënë avantazhin vendasve.

Megjithatë në fund ishin miqtë ata që festuan me Kasimpasa që përmbysi rezultatin dhe mori 3 pikët nga kjo sfidë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat