Okafor: Gjithmonë gati për Milanin

Futboll

Okafor: Gjithmonë gati për Milanin

Më: 10 mars 2024 Në ora: 19:29
Milani

Milani bëri detyrën ndaj Empolit. Kuqezinjtë fituan 1-0 falë golit të Christian Pulisic, i cili ktheu në gol asistin e Noah Okafor.

Zvicerani e nisi si titullar dhe la shenjën e tij në suksesin e kuqezinjve të Stefano Piolit. Në prononcimin pas ndeshjes, 23-vjeçari tha:

“Zhvilluam një ndeshje të mirë, krijuam disa raste dhe e merituam fitoren. Unë gjithmonë përpiqem të bëj më të mirën time kur më thërret trajneri.

Ndihem në formë, ndihem shumë mirë”, u shpreh sulmuesi helvet, i cili ka një koment edhe për Europa League.

Kompeticion ku Milani është afër çerekfinaleve, pasi fitoi 4-2 takimin e parë kundër çekëve të Slavias së Pragës.

“Duhet të rikuperojmë energjitë. Që nga e hëna do të nisim të mendojmë për Slavian. Na pret një ndeshje e komplikuar, por do të tentojmë fitoren”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat