Deliallisi: U ndjenë mungesat, nuk dorëzohemi deri në fund

Futboll

Deliallisi: U ndjenë mungesat, nuk dorëzohemi deri në fund

Më: 10 mars 2024 Në ora: 19:34
Deliallisi

Erzeni u mposht me “poker” nga Partizani në duelin e javës së 27-të të Superiores.

Plot 4 gola pësuan shijakasit, të cilët nuk ia dolën dot të marrin ppikë që janë shumë të rëndësishme për mbijetesën në kampionat.

Pas kësaj disfate ka folur Alfred Deliallisi, i cili është shumë i zhgënjyer me rezultatin e ndeshjesh.

Ndër të tjera ka theksuar se:

“Humbja? E filluam ndeshjen shumë mirë. Kishim një rast të pastër dhe kur nuk shënon e pëson më pas nga hiqi. Ndeshja bëhet më e vështirë përballë një skuadre si Partizani.

Lojtarët po luanin mrqë deri në momentin e golit dhe ndëshkohemi kur nuk duhej. Nuk duhet të dorëzohemi dhe ne do të luftojmë ndeshje pas ndeshje për të arritur aty ku duhet.

Mungesat? Nuk doja ti përmendja, sepse nuk dua të justifikohen. Por janë lojtarë të rëndësishme dhe sot realisht u ndje mungesa e tyre. Si Peposhi, si Sadiki ashtu dhe Osmanllari janë shumë të rëndësishëm për ne.

A do të mbijetojë Erzeni? Ne luajmë dhe krijojmë raste dhe dalim gjithmonë me ato që krijojmë. Pësojmë gola shumë lehtësi dhe kjo është ajo që më shqetëson. Nuk do të dorëzohemi dhe do të luajmë deri në fund si në sfidën e radhës përballë një ekipi direkt. Janë ende shumë pikë në lojë dhe ne nuk do të dorëzoheni asnjëherë. Ne krijuam, kishim zotërim topi, por na mungoi finalizimi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat