Abazaj: Nuk e kam prekur topin me dorë

Futboll

Abazaj: Nuk e kam prekur topin me dorë

Më: 10 mars 2024 Në ora: 19:58
Kristal Abazaj

Kristal Abazaj padyshim ishte heroi i Tiranës kundër Egnatias.

Ai arriti të fitonte penallti dhe ta kthente në gol në minutën e 97-të. Pas ndeshjes ai u shpreh se pavarësisht dyshimeve ajo ishte një penallti e pastër dhe se Tirana meritonte 3 pikët.

“Nuk e kam prekur topin me dorë është, penallti neto. Lojtarët e Egnatias do të thonë gjithçka, por ajo është penallti neto.

Ishte një ndeshje shumë e vështirë, e kishim punuar shumë mirë, kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, i meritonim 3 pikë, por jo edhe 1 pikë nuk është keq.

I kemi të gjitha kapacitetet pavarësisht ndeshjeve që kemi bërë, do besoj deri në fund tek ky ekip jo vetëm që kapim “Final 4” por edhe më shumë, pasi kam ardhur këtu për gjëra madhore. 

Është aluduar shumë për çështjen e Filipit, ne rrimë gjithë ditën me të, gjithë djemtë e rinj kanë përkrahjen tonë dhe çështja e Najdovskit është ekzagjeruar shumë.

Grupi shpesh herë ka qenë i limituar, ka pësuar dhe dëmtime, po mundohemi ti zgjidhim ndeshjet si individualisht dhe në grup, por futbolli jo gjithmonë të jep atë që meriton”, përfundoi Abazaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat